KUSH NUK FLET
ME EMNA ?!
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
Nga Fritz
RADOVANI
NË ÇDO METER KATROR – VETËM
DOSJE...”
Besoj, ju
kujtohet shprehja popullore: “Më ka çue Nana, me la gojën!”...
Me rasën e shumë të përfolunave “hapje dosjesh”, lexoj artikuj e shumë
mendime që jepen për këte veprim që asht një “dëshirë” ma shumë se 24 vjeçare e
zhvillimeve demokratike në Shqipni. Më kujtohet mirë kur kam kerkue në
mbledhjen e zhvillueme në Komitetin Ekz. K.P. të Rrethit Shkodres, në Shtator
të vitit 1991 nga z. Gramoz Pashko, formimin e “Shoqatës së të Përsekutuemëve
Politik të Shkodres”, dhe mbas pak ditësh, z. Pashko, erdhi në Shkoder dhe
komunikoj kerkesen time, që bana në emnin e BSPSh së Shkodres. Me komunikimin e
Tij, shoqnohej edhe një porosi: “Kini kujdes në
zgjedhjen
e drejtuesit, që të përfaqsohet nga një figure e paster!..”. Për këte figurë
kam shkue tek z. Bardh Shiroka, Karlet Luka, ku ishte prezent Dedë
Gjomarkaj...dhe mbasi këta nuk u zotuen, kryesisht nga mosbesimi tek e ardhmja,
dhe jo nga papestërtia e vet, kemi bisedue me Lin Martinin, për të cilin ishe
plotsisht dakord, mbasi kishe edhe një thanje për Te, vite ma parë nga At
Pjeter Mëshkalla: “Ndër djelmët shkodranë që kanë vuejtë dënimin në Burrel,
Lini asht kenë ma i miri djalë me qendrimin e Tij”. Dhe Lini u zgjodh Kryetar i
Shoqatës. Një ditë pa u kujtue askush, mora vesh se Pjeter Arbnori dhe Ali
Kazazi, kishin formue një fraksion tjetër me epitetin “shoqata
‘antikomuniste”...
Kështu, si gjithkund, “demokratët”,
edhe këtu filluene përçamjen...
Në vitin 1992, PD fitoi zgjedhjet,
dhe qeverisja kaloi në drejtimin e saj.
Me zgjedhjen e Filip Guraziut kryetar Bashkije i Shkodres, kam shkue dhe
i kam paraqitë edhe një projekt të vizatuem për një Monument të Viktimave të
komunizmit në Zallin e Kirit, pikrisht aty, ku janë krye vrasjet ma të shumta.
Shoqata bani edhe një njohtim në gazeten “Pishtari” për idenë time në lidhje me
Monumentin, dhe mbas pak ditësh u njohtue se nga Amerika kishin dergue “disa”
dollarë ndihmë për ndertimin e tij.
Deri sot, me sa dij unë, nuk asht ba asnjë veprim në këte drejtim. E hapa
këte temë, mbasi “hapja e Dosjeve” ka me tregue edhe kush i saboton veprimet e
Shoqatave të të Persekutuemëve Politik në Shqipni? – Po, si do të merren vesh
këta sabotime?
Kryesisht, veprimet antidemokratike, duhet të publikohen me Emna! Autorët
që veprojnë ashtu, duhen publikue haptas dhe PA FRIKË, kush nuk do me shkrue
haptas të mbyllin gojen dhe të mos gabojnë me shkrue me sigla, ose njeni apo
dikush... Ata që do të vazhdojnë me shkrue me “nënkuptime” ase sigla, nuk kanë
nevojë fare me ua hapë dosjet, mbasi ua kanë hapë vetes së vet. Shkrimet me
sigla kanë autorë të gjithë “ata”, që “i ka çue e ama, me la gojën...”, deri
ndër tavolinat e Kuvendit Popullor apo Presidencë, dhe nuk kanë kurajo me thanë
haptas: “Ne nuk jemi për këte vend, mbasi na mungon kryesoria, Pastertia
e figurës së Shtetasit Shqiptar”! Ka ardhë koha me ua thanë haptas: “Pusho,
dhe qerou nga ky vend, se ishe dhe mbetesh agjent i sigurimit të PPSh”!
Hapja e Dosjeve vërtetë asht një pastrim i dëshrueshëm prej shumë vitësh,
nga të gjithë ne që endè nuk njohim vrasësit e njerëzve tanë shumë të dashtun,
po njëheri asht edhe një qetësi shpirtnore për të gjithë ata që me dekada kanë
jetue tue mendue me vete: “Kush ishte gjakbasi i njeriut tim?!”, dhe kjo, asht
ma e randsishmja e hapjes së tyne.
Porsa, rifilloi tashti diskutimi i “Hapjes së Dosjeve”, rifilloi njëheri
edhe akuza ndaj të burgosunve politik, që kishte bazë imorale shpifjen!
Agjentët e vjetër fillojnë me shpifë kundër mjaftë figurave të Nderueme
Atdhetare, madje deri tek i pavdekshmi dhe i panjollosuni asnjëherë, Martiri
Prof. Arshi Pipa! Edhe ajo shpifje ka bazen e vet, po aty, ku asht “fabrikue”
gjithmonë ma e flliquna mënyrë njollosje ndaj Atyne Figurave!
Sot, lexova, z. Kolec Traboini, botoi emnat e nënshkruesëve për
pushkatimin e të Ndjerëve Skënder Daja, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Hajri
Pashaj, me 24 Maji 1973...
Nënshkruesit ishin: “Haxhi
Lleshi, Rita Marko, Myslim Peza, Shefqet Peçi, Bilbil Klosi, Pilo Peristeri,
Kahreman Ylli, Sadik Bekteshi, Agim Mero, Dhimiter Shuteriqi,Vito Kapo dhe
Spiro Moisiu.” Asnjë nga këta emna nuk më çuditë. Ishte vendi dhe detyra!
Madje, as edhe ata që do të vijnë ma vonë ndër
shkrimet pasuese. Ky dokument u thotë shpifësve haptas dhe “me shkronja të
mëdha”, si dikur, “fletë rrufetë”: “Ndaloni pak “vrapin” kur kerkoni me akuzue
njerëz të pafajshëm, dhe veshtroni me kujdes se deri ku kishte mërrijtë “pushka
dhe thika e pabesë” e agjentave të vjeter dhe të rijë e komunistëve agjenta:
“Me nënshkrue me vra njerëz të Pafajshëm” ministri i arësimit Kahreman Ylli dhe,
kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipnisë, Dhimiter
Shuteriqi... apo do të shohim shpejtë edhe “dr. prof e akademikët”, që nuk asht
larg mjerisht ajo kohë, bashkë me publikimin atyne që predikojnë
“demokracinë”...
Po kje se, asht thanë se vërtetë do të hapen
dosjet, ata duhen hapë pa kushte dhe pa asnjë ndryshim nga e verteta sado e
hidhun kjoftë për ata që i kanë sherbye atij vend vllavrasës, torturues,
shpifës, hakmarrës, shnjerzor, shnderues, kriminal dhe terrorist!
Betimit të Presidentit dhe Figurave të tjera
të Shtetit Shqiptar, duhet ti shtohet se: “Nuk jam kenë as nuk jam agjent i
sigurimit shtetit komunist, dhe agjent i huej...etj.” Nëse, mbas Betimit
vertetohet e kunderta, ai duhet dënue per tradhëti të naltë!
Unë jam për publikimin e plotë të listave
emnore të nëpunësve agjentë, dhe të gjithë atyne që kanë marrë edhe rroga apo
dekorata e shperblime për agjenturë, tue fillue nga viti i parë i thëmelimit të
Sigurimit Shtetit komunist, 21 Prill 1943, dhe me vazhdue me organet e
Ndjekjes, brigadat e pushkatimit, hetuesitë, gjykatat, vrasësit e mësheftë
të organeve të PKSh (PPSh), që
mëshefeshin nën masken e Frontit Demokratik... dhe, kur të jenë ba të njohun
këta bisha, duhet vazhdue me emnat e vitëve pasuese deri në vitin 1992.
Atëherë, mund të fillohet me të “dhunuemit” ndër hetuesi apo kampe pune,
reparte ushtarake etj...Për të mërrijtë në vazhdimsinë e tyne deri ndër ditët
tona, ku nuk duhet të perjashtohen asnjëherë, datlindja, vend lindja,
vendpunimi, koha e saktë e shërbimit, dhe vdekja, për mos me krijue analogji
tjera me emnat e vërtetë të agjentëve.
Ata përsona që kërkojnë saktësi për shpifsat,
vrasësit apo dhunuesit ndaj tyne, duhet me çdo kusht, ti drejtohen Zyres
përkatëse të Arshivave dhe dokumentave, që asnjëherë, nuk duhet të jenë në
varësinë e institucioneve të njollosuna me ata krime.
Njerzit ma të “pafalshmit” e të mësheftit deri
sot, janë hartuesit dhe projektuesit e Dosjeve Konsultative, ku projektohej
arrestimi, dënimi dhe përfundimi i Viktimave të Pafajshme, për me
ushtrue terrorin që kerkonte ideatori terrorist Enver Hoxha.
Rrugët tjera vetem të çojnë tek thanja
popullore: “Më ka çue nana..me la gojën”!
Melbourne,
2014.